75 Mall Live Search
13:48 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Inter preferon Conten para Mourinhos

Inter preferon të emërojë Antonio Conten si trajneri të ardhshëm të skuadrës, përpara menaxherit të Manchester United, Jose Mourinho

Inter janë ende të tretit në tabelë por stoli i Luciano Spalletit është lëkundur mjaft shumë pas një serie të dobët të rezultave.

Ndërkohë, Conte dhe Mourinho kanë dalë si kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar 59 vjeçarin në San Siro dhe sipas të përditshmes italiane Tuttosport, Inter ka një preferencë të qartë.

Gazeta italiane raporton se bordi i drejtorëve preferojnë të marrin Antonio Conte në vend të ish trajnerit të Manchester, United Jose Mourinho. /IndeksOnline/