75 Mall Live Search
10:46 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Interi prezanton transferimin e ri

Mbrojtësi i majtë, Cristiano Biraghi, është zyrtarisht lojtari më i ri i Interit.

Neroazurët kanë njoftuar përmes profilit të tyre në rrjetet sociale për transferimin e 26- vjeçarit.

Biraghi vjen në San Siro si huazim nga Fiorentina, shkruan Indeksonline.

Ai edhe më parë kishte qenë pjesë e Interit, madje ishte larguar dy herë nga skuadra zikaltër.

Italiani ka qenë i plotë në dy sezonet e fundit te Fiorentina, ku ka shënuar dy gola. /IndeksOnline/