Inter solidarizohet me Man Cityn, i uron shërim të shpejtë Sanes
Anësori i Man Cityt, Leroy Sane u lëndua gjatë ndeshjes së parë të sezonit ndaj Liverpool, në kuadër të Community Shield.
Analizat mjekësore tregojnë që reprezentuesi gjerman mund të mungojë deri 9 muaj, ose ta humbasë tërë sezonin, shkruan Indeksonline.
Ndërsa, ekipi italian, Inter është solidarizuar me skuadren angleze, ku përmes një postimi në faqen zyrtare të ekipit në Twitter i ka uruar lojtarit shërim të shpejtë./Indeksonline/
