09:53 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / Gj. Sh

Inter vendos për blerjen e Lukakut, ka gati ofertën në drejtim të Chelseas

Skuadra e Interit ka vendosur ta blejë përfundimisht Romeu Lukakun nga Chelsea.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se sulmuesi belg është afër rikthimit në Inter, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetës dje ka pasur një takim mes Steven Zheng dhe Sebastian Ledure, avokat i Lukakut, i cili përveç si agjent i lojtarit  ka luajtur edhe rolin e ndërmjetësuesit në negociatat me Chelsean.

Gjatë bisedës, përfaqësuesit e Interit njoftuan Ledures se dëshirojnë të blejnë plotësisht kartonin e Lukakut.

Skuadra e Interit ka gati edhe ofertën në drejtim të Chelseas për sulmuesin belg, ku raportohet se është 30 milionë euro plus bonuset./IndeksOnline/