Inter zyrtarizon blerjen e tretë të sezonit të ri

Inter ka bërë blerjen e tyre të tretë të sezonit të ri 2025/2026.
Pas asaj të Suçiq dhe Luis Henriques, ata kanë vendosur të blejnë kartonin e polakut, Nicola Zalewski nga Roma.
Polaku ishte në huazim te Interi gjatë sezonit të kaluar, ku bëri mjaftueshëm që drejtuesit e nënkampionëve të Evropës, ta bëjnë të përhershme qëndrimin e tij te Interi.
Esercitato il diritto di riscatto per Nicola Zalewski#ForzaInter
— Inter ⭐⭐ (@Inter) June 23, 2025
Zalewski gjatë sezonit të kaluar ka bërë 15 paraqitje, duke shënuar 1 gol dhe 1 asist si dhe është pjesë e skuadrës në Botërorin e Klubeve, ku i cili bëri paraqitje në dy ndeshjet e para të grupit./IndeksOnline