75 Mall Live Search
08:32 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Inter zyrtarizon super transferimin

Pasi kontratat e lojtarëve kanë përfunduar me 30 qershor, futbollistet e lirë nga sot mund të zyrtarizohen me skuadrat e reja.

Inter ka bërë të ditur se ka nënshkruar me Diego Godin, shkruan Indeksonline.

Uruguaiani transferohet nga Atletico Madrid te skuadra italiane me parametra ‘zero’ pasi nuk kishte arritur marrëveshje renovimi.

Me fanellën e Atleticos, Godin ka bërë 277 paraqitje dhe ka shënuar 17 gola. /IndeksOnline/