10:46 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / G T

Interesante, dhelpra ndërpreu mbrëmë ndeshjen mes Portsmouthit dhe Derbyt

Skuadra e Portsmouthit dhe Derby County zhvilluan ndeshjen derbi të javës së 42-të në League One në Angli, e cila u mbyll me barazim 2:2.

Gjatë ndeshjes, ndodhi një moment interesant – një dhelpër u fut në fushë dhe ndërpreu takimin për disa minuta, shkruan Indeksonline

Dhelpra më pas u largua nga fusha dhe ndeshja u zhvillua përsëri.

Me këtë barazim në League One, Portsmouth vazhdon të jetë lider me 87 pikë, kurse në pozitën e dytë Derby me 82 pikë./Indeksonline/