Interesante! Futbollisti i njohur spanjoll Bryan Zaragoza vlerëson golat e Superligës së Kosovës
Futbollisti i Celta Vigos, Bryan Zaragoza ka bërë një vlerësim të disa golave të shënuara në Superligën e Kosovës.
Gazetari i sportit, Engjëll Bërbatovci gjendet në Spanjë, ku është pritur nga klubi i Celta Vigos, shkruan Indeksonline
Ai është takuar me futbollistin e njohur spanjoll, që është i huazuar te Celta nga skuadra gjermane, Bayern Munchen.
Bërbatovci ia tregoi disa gola të shënuara në Superligën e Kosovës, kurse Zaragoza jep vlerësimet e tij.
Nota më e lartë e dhënë ishte 5, e ju shikojeni videon për ta mësuar se cili është shënimi që i pëlqeu lojtarit 24-vjeçar./Indeksonline/

