Interesante! Himni i Kroacisë u duartrokit, në Beograd, nga tifozët serbë
Kombëtarja e Kroacisë në vaterpolo e nisi Kampionatin Europian me dy fitore në “Beograd Arena” dhe në raundin e fundit të grupit do të përballet me kundërshtarin më të fortë, Greqinë.
Kroacia fillimisht mundi Slloveninë dhe më pas Gjeorgjinë. Por, virale është bërë momenti kur gjatë këndimit të himnit kroat, tifozët serbë të pranishëm në palestër filluan të duartrokisnin, shkruan Indeksonline
Himni i Kroacisë u intonua pa asnjë fikshëllimë apo gjeste që jemi mësuar t’i shohim kur kroatët janë ballafaquar ndaj Serbisë.
Për këtë mikëpritje janë befasuar edhe mediat në Kroaci, të cilët kanë raportuar për këtë ngjarje./Indeksonline/

