75 Mall Live Search
20:35 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / AR

Interesante/ Ja cila nga ‘Bilbilat e Mushtishtit’ ka më shumë ndjekës në Instagram

Vite më parë, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Remzie Osmani dhe Motrat Mustafa krijuan grupin ‘Bilbilat e Mushtishtit’, pasi të gjitha kishin prejardhjen nga ky vend.

Me kalimin e viteve ky grup legjendar u shpërbë, duke kaluar në projekte solo si dhe bashkëpunime me këngëtar/e të tjerë, shkruan Indeksonline.

Bilbilat E Mushtishtit

Por, cila prej tyre vazhdon të jetë më e ndjekur në Instagram?

Ne hulumtuam në profilin e secilës prej tyre, duke ardhur në përfundim që këngëtarja e cila grumbullon më së shumti ndjekës është Shyhrete Behluli. Në llogarinë e saj numëron 261 mijë ndjekës.

Pas saj renditet Remzie Osmani, e cila ka 243 mijë ndjekës.

Në vendin e tretë renditen Motrat Mustafa të cilat kanë 150 mijë ndjekës.

Dhe në vendin e fundit renditet Shkurte Fejza, e cila ka afër 97 mijë ndjekës në llogarinë e saj në instagram./Indeksonline/