Interesante: Komplet mesfusha e Milanit në shitje
Vendi i katërt duket gjithnjë e më larg dhe te Milani po binden gjithnjë e më shumë që ekipi aktual vlen pak dhe duhet rindërtuar gjithçka.
Në fokus është mesfusha, që do të ribëhet, shkruan sot Tuttosport, që ka publikuar edhe listën e lojtarëve që pritet të largohen.
Dyshimi më i madh i përket Bakayokos, i cili kushton 35 milionë euro, por përtej çmimit, problem është sjellja e tij, sepse kohët e fundit ka krijuar jo pak shqetësim, herë me polemikën në ndeshjen kundër Lazios, herë me vonesën në stërvitje.
Edhe e ardhmja e Franck Kessié është në dyshim, sepse sherri me Biglian në derbi është një njollë që nuk është fshirë dhe paraqitjet e tij në fushë kanë pasur luhatje të mëdha.