Interesante! Lojtari i FC Prizrenit ftohet nga Somalia

Gjatë javës që do të vijë do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.
Në këto ndeshje kanë pasur rastin të ftohen lojtarët e ligave të Kosovës, si nga Kosova apo edhe nga Shqipëria.
Mirëpo këtë herë bëhet fjalë për Ligën e Parë, më saktësisht FC Prizrenin ku lojtari i tyre Yonis Farah, është ftuar nga kombëtarja e Somalisë për ndeshjet kundër Algjerisë dhe Mozambikës.
Këtë e njoftoi vetë klubi prizrenas, në faqen e tyre në “Facebook”.
“Klubi ynë FC Prizreni është krenar të njoftojë se lojtari ynë, Yonis Farah, ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Somalisë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror kundër Algjerisë dhe Mozambique.
Ky është një sukses i madh personal për Yonisin, por edhe një vlerësim për punën dhe përkushtimin që bëhet në klubin tonë.
E gjithë familja e FC Prizrenit i dëshiron shumë suksese në këtë sfidë ndërkombëtare”, njoftoi FC Prizreni./IndeksOnline/