09:13 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Interesante, mbrojtësi rumun zgjedh Tottenhamin para Bayern Munich

Mbrojtësi i Kombëtares së Rumanisë, Radu Dragusin është afër t’i bashkohet Tottenham Hotspur gjatë afatit të janarit.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se 21-vjeçari ka arritur marrëveshje me ekipin nga Premier League, shkruan Indeksonline

Shifra që ekipi anglez pritet t’ia paguaj ekipit italian, Genoa thuhet se është 30 milionë euro.

Dragusin refuzoi ofertën e gjigantit gjerman, Bayern Munich vetëm për ta veshur fanellën e Tottenham Hotspur. Dhe pritet të bëhet lojtari i dytë pas Timo Werner që transferohet te ekipi londinez gjatë mini-afatit të dimrit.

Gjatë këtij sezoni në Premier League, Dragusin zhvilloi 19 paraqitje shënoi dy gola dhe bëri një asist./Indeksonline/