Interesante, ndeshja e parë e Sergio Conceiçaos si trajner i Milanit kundër djalit të tij

Skuadra e Milanit dhe ajo e Juventusit takohen sonte në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë që po zhvillohet në Arabinë Saudite.
Kjo do jetë ndeshja debutuese e trajnerit të ri “kuqezi”, Sergio Conceiçao, shkruan Indeksonline
Interesante do jetë, pasi portugezi do bëjë debutim kundër djalit të tij, i cili luan te “Zonja e Vjetër”, Francisco Conceiçao.
Kujtojmë që ndeshja gjysmëfinale zhvillohet sonte nga ora 20:00 dhe fituesi do përballet në finale me Interin./Indeksonline/
🏆🔜 It's Juventus vs Milan in the semi-final of the Italian Super Cup today…
— EuroFoot (@eurofootcom) January 3, 2025
This is Sérgio Conceição first match as manager of Milan…
On the opposition team is his son, Francisco Conceição. 👀🇵🇹 pic.twitter.com/XjTr88xgiD