75 Mall Live Search
09:35 / E Hënë, 12 Prill 2021 / Blerim

Interesante: Një klub në Kolumbi e zhvillon ndeshjen me 7 lojtarë, shkak Covid-19

Pandemia Covid-19 ka ndikuar shumë në futboll.

Një skuadër nga Kolumbia është paraqitur me vetëm 7 lojtarë në fushën e lojës, pasi futbollistët e tjerë ishin të infektuar me koronavirus, shkruan IndeksOnline

Skuadra e Rionegro Aguilas dhe Boyaca Chico luajtën të dielën takimin mes tyre edhe pse Rionegro Aguilas kishte apeluar që loja të shtyhej pasi nuk kishte lojtarë me të cilët të paraqitej.

Megjithatë autoritetet kolumbiane nuk e aprovuan këtë apel dhe loja u zhvillua në ato kushte, ku ekipit të Riengeros i’u desht që parteri të bëhej qendërmbrojtës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-3.