75 Mall Live Search
13:31 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / G T

Interesante! Notat e mbrojtësve të krahut, që u përballen me Lamine Yamalin

Lamine Yamal është një prej lojtarëve më të mirë në botë momentalisht. Sidomos në vitin 2024-25, sulmuesi spanjoll është duke bërë për vete gjithë tifozët e këtij sporti.

Sofascore ka publikuar notat e mbrojtësve të krahut, të cilët janë përballur me lojtarin e Barcelonës brenda këtij sezoni, shkruan Indeksonline

Pothuajse të gjithë mbrojtësit, e kanë notën e dobët kur janë përballur kundër Lamine Yamalit.

Notën më të mirë në përballje direkte, e ka vetëm mbrojtësi i Interit, Dimarco (6.9). Kurse të tjerët janë nën këtë notë.

17-vjeçari brenda këtij sezoni, në të gjitha garat, ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 24 asiste./Indeksonline/

Image