75 Mall Live Search
11:22 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / G T

Interesante! Nuno Santo është trajneri i parë me ngjyrë në historinë e West Hamit

Nuno Espirito Santo ditë më parë u emërua trajner i parë në skuadrën e West Ham Unitedit.

“The Hammers” shkarkuan nga stoli, Graham Poterin për shkak të rezultateve negative, shkruan Indeksonline

Në vendin e tij erdhi ish-trajneri i Nottingham Forestit, Nuno Espirito Santo.

Portugezi është futur në histori të West Hamit, si trajneri i parë me ngjyrë që ulet në stolin e ekipit nga Londra.

Kujtojmë që Nuno e nisi aventurën te West Hami me një barazim 1:1 ndaj Evertonit në javën e gjashtë në Premier League./Indeksonline/