13:22 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Interesante, oktopodi ndërron ngjyrën derisa ishte duke fjetur

Një video ka filmuar momentin kur një oktapod është parë duke ndryshuar ngjyrën e lëkurës në të gjithë trupin e tij nga e bardhë në të zezë ndërsa është në gjumë.

Ekspertët thonë se kjo mund të tregojë se dhe ky grabitqarë mund të ëndërrojë.

Pamjet tregojnë se krijesa është e bardhë dhe papritur pulson dhe ngjyra e errët shfaqen në të gjithë lëkurën e tij dhe më pas mund të bëhet sërish i bardhë. E gjitha kjo bëhen në pak sekonda.

Oktapodët janë të njohur për aftësitë e tyre të përparuara për të kamufluar trupat e tyre në përgjigje ndaj një kërcënimi të jashtëm. Ata kanë mijëra qeliza ndryshuese të ngjyrave të quajtura kromatophorë që shtrihen vetëm nën sipërfaqen e lëkurës.

Këto qeliza pigmentesh të specializuara zgjerohen dhe kontraktohen dhe shtyjnë pigmentin në sipërfaqe.

Ngjyra e lëkurës së krijesës ndryshon përkohësisht falë këtij mekanizmi. Ky proces shkaktohet nga kërcënimi që i vjen nga mjedisi i jashtëm.

Mirëpo çfarë e shkakton këtë në gjumë? Ndoshta ëndrrat e tij. Në momentin kur ai mund të shoh një grabitqarë në ëndërr mekanizmi vihet në punë edhe në realitet duke i ndryshuar ngjyrën e lëkurës edhe në gjumë.

Ndryshe nga njerëzit, oktopodët kanë trurin e shumëfishtë dhe jo vetëm një sistem qendror nervor. Në vend që të jenë në një vend, qelizat e tyre të trurit janë përhapur në të gjithë trupin, gjë që i jep krijesës kontroll shumë të saktë për secilën pjesë të tij.