Interesante, tifozët senegalezë hapin një fond për të paguar dënimin e Thiaw-it
Finalja e Kupës së Afrikës ishte një nga ngjarjet më të komentuara të vitit.
Kjo për shkak të bojkotimit të Senegalit, në minutat e fundit pas penalltisë së akorduar ndaj Marokut.
Ndeshja megjithatë vazhdoi, me Brahimin që humbi penalltinë dhe Pape Gueye, i cili shënoi golin që i dha Senegalit titullin kampion të Afrikës.
Mirëpo gjatë këtyre ditëve, CAF-i vendosi të gjobiste të dy këto kombëtare me gjoba prej 600 mijë dollarësh dhe po ashtu trajnerin Thiaw, me nga 5 ndeshje suspendim.
Tifozët senegalezë, pas këtij vendimi vendosën të organizojnë një fond për të mbledhur paratë për trajnerin Thiaw, t’i paguajnë dënimin e tij./IndeksOnline/

