75 Mall Live Search
17:04 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / MSH

Interesim i madh i mediave në Ohër, sytë kah takimi Kurti-Vuçiq

Takimi i sotëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka bërë bashkë qindra gazetarë.

Gazetarë vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë janë mbledhur për të përcjellur nga afër konferencat e sotme nga liderët.

Indeksonline raporton se gjenden diku rreth 200 gazetarë të cilët vëmendjen e kanë të orientuar kah takimi.

Kujtojmë se ka përfunduar edhe takimi trilateral mes Kurti, Vuçiqit dhe palës ndërmjetësuese nga BE.

Pritet që në çdo moment të ketë deklarime për media lidhur me vijueshmërinë e takimit./Indeksonline/