75 Mall Live Search
19:08 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / AR

Interesim i madh i njerëzve për të marrë pjesë në varrimin e babait të Kadri Veselit

Sot, ka ndërruar jetë Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit. Por, ajo që bie në sy është numri i madh i njerëzve të cilët ia kanë mësyrë për të marrë pjesë në varrimin e të ndjerit, transmeton “Indeksonline”.

Kolona e krijuar është afër tri kilometra për të arritur të vendi ku do të përcillet për në banesën e fundit i ndjeri.

Deri më tash ende nuk dihet nëse në varrim do të marr pjesë edhe ish kryetari i Kuvendit.

Fazli Veseli ndërroi jetë sot në moshën 94 vjeçare.

Krerë institucional e partiak e kanë ngushëlluar familjen Veseli për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit Fazli Veseli./Indeksonline/