75 Mall Live Search
11:02 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Interesim i madh i serbëve për të votuar, në Shtërpcë

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet nacionale.

Numër i madh i votuesve po shihet edhe në komuna të banuara nga komuniteti serb, raporton IndeksOnline.

Në shkollën fillore “Staja Markoviq”, Shtërpcë, është një interesim i madh i banorëve që të votojnë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Edhe në këtë qendër të votimit, zgjedhjet po monitorohen nga vëzhguesit e Bashkimit Evropian./IndeksOnline/