75 Mall Live Search
17:44 / E Mërkurë, 11 Shtator 2024 / Gj. Sh

Interesim i madh për meçin e Ardian Krasniqit, banera kudo në Gjermani

Po vjen dita e shumëpritur e Ardian Krasniqit.

Boksieri nga Juniku, do të ngjitet përsëri në ring me datë 28 shtator, shkruan IndeksOnline.

Ai do të luftojë kundër afrikanit, Saul Ivan Male në ndeshjen e vlefshme për kampionatin interkontinental të WBO-së,

Interesimin për ta ndjkuar nga afër meçin e Ardian Krasniqit është i madh, e kudo në Gjermani shihen banera për këtë përballje.

Ndeshja mes Krasniqit dhe Male do të zhvillohet në MHP Arena në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Gjatë karrierës së tij, Ardian Krasniqi ka zhvilluar nëntë meçe, ka shënuar nëntë fitore – të gjitha me nokaut./IndeksOnline/