21:04 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / Gj. Sh

Interesim i madh për ndeshjen Shqipëri – Çeki, 200 000 kërkesa për bileta

Një lajm në kufijtë e së pabesueshmes vjen për interesimin e ndeshjes, Shqipëri-Çeki.

Sipas “ABC News”, janë rreth 200.000 interesime për të pasur një biletë në stadiumin e Air Albania, për ndeshjen e tetorit.

Sport Ekspres ka kontaktuar brenda Federatës Shqiptare të Futbollit, por megjithëse nuk na konfirmohet ende për një shifër ekzakte, mësojmë se për herë të parë në histori ka një interesim të tillë që është në kufijtë e së pabesueshmes.

Kujtojmë se me një fitore në këtë ndeshje, Shqipëria praktikisht do të ishte e kualifikuar nga grupi i saj për në Euro 2024, por që a do ta arrinte këtë do të mbetej për t’u parë pasi që dy ndeshjet e fundit i zhvillon kundër Moldavisë si mysafirë dhe Ishujve Faroe në shtëpi.