75 Mall Live Search
09:15 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / C E

Interesim i madh për Shevchenkon, klubi rezervon një sallë më të madhe për konferencën e tij të parë

Aventura e Andriy Shevchenkos me Genova ka filluar.

Ish-sulmuesi dhe ish-trajneri i Ukrainës drejtoi dje seancën e parë stërvitore së bashku me zëvendësin e besuar Mauro Tassotti.

Ardhja e Shevchenkos në pankinën e Genovas ka krijuar interes në të gjithë Evropën dhe sot në konferencën prezantuese u akredituan 40 gazetarë, një shifër kjo anormale për klubin, të cilët kërkuan përdorimin e sallës kryesore të stadiumit.

Me pronësinë e re, hapet një epokë e re gjithë-amerikane.

Genova është gati të zbulojë zgjidhje të reja dhe Sheva ka zgjedhur një sfidë të vështirë, por magjepsëse.

Ndërkohë, 7 miq (7 si bluza që mbante kur luante) e mirëpresin në shtëpi, në Serinë A. /IndeksOnline/