16:26 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Interesim i madh për të blerë bileta për ndeshjen, Kosovë – Maltë

Këtë javë, të enjten, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Skuadra e Bernard Challandes do të përballet me Maltën në kuadër të kompeticionit më të ri nga UEFA.

Ndërsa, pas më pak se gjysmë ore, do të dalin biletat në shitje për ndeshjen ndaj Maltës, shkruan IndeksOnline.

Interesimi për blerjen e biletave duket të jetë mjaft i madh.

Këtë e dëshmojnë edhe pamjet e mëposhtme, ku shihen dhjetëra tifozë duke pritur që të blejnë bileta.

Kujtojmë se ndeshja, Kosovë – Maltë zhvillohet në stadiumin, ”Fadil Vokrri”, në kryeqytet./IndeksOnline/