18:13 / E Premte, 13 Gusht 2021 / OSH

Interesim i madh për të marrë vaksinën edhe në Klinë, qytetarët presin deri në 4 orë

Ditëve të fundit e në vecanti gjatë kësaj jave është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve në vend nga Covid-19, raporton IndeksOnline.

E krahas shtimit të numrit të të infekturve janë shtuar zërat dhe apelet nga ana e insitucioneve shtetërore e jo vetëm që qytetarët të mos hezitojnë por të marrin vaksinat kundër këtij virusi që duket që edhe gjatë tërë këtij  viti do të jetë mes nesh.

Ndërsa nuk po mungon as interesimi i qytetarëve për të marrë njërën nga vaksinat që po e luftojnë Covid-19.

Një interesim i tillë është parë edhe pasditen e sotme në qytetin e Klinës, por se qytetarët po ankohen se po iu duhet gjatë të presin , deri në 4 orë për të marrë vaksinën.

Në pamjet më poshtë të realizuara në shkollën “Fehmi Agani”, mund të shihni qytetarët dfuke qëndruar në radhë për të marrë vaksinën kundër Covid-19./IndeksOnline/