75 Mall Live Search
13:29 / E Diele, 09 Shkurt 2025 / S Z

Interesim i madh për të votuar në Zubin Potok, qytetarët barten me autobus

Në Kosovë po mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare. E qendrat e votimit janë hapur që nga ora 07:00 e mëngjesit dhe se qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Por fluks i madh i qytetarëve të cilët po e ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, po vërehet dhe në komunat veriore.

Në njërën nga qendrat e votimit në Zubin Potok, tashmë ka një numër të madh të qytetarëve serb, të cilët po presin në radhë,  për të ushtruar të drejten e tyre.

E qytetarët e kësaj komune, po barten me autobusë tek qendra, aty dhe ku do të votojnë./Indeksonline/