75 Mall Live Search
14:03 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / k.v

Interesim i madh për tu vaksinuar, policia intervenon në QKMF-në te “Qafa”

Rreth orës 11:00 policia i ka asistuar inspektorët sanitar në QKMF në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Asistenca e kërkuar nga inspektorët ka ardhur për shkak të grumbullimit të madh të qytetarëve (kryesisht persona te moshuar) për marrjen e vaksinave mbrojtëse ndaj gripit sezonal.

Duke parë që të njëjtit rrezikonin të ekspozoheshin edhe ndaj virusit aktual SarsCov2, ata janë ftuar të shpërndahen, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.

Të njëjtit janë njoftuar nga kompetentët se procesi i vaksinimit për sot ka përfunduar./IndeksOnline/