Interesim i ulët për të votuar në Leposaviq

Në fshatin Jashanicë të Leposaviqit është vendosur një kontejner në të cilin mund të votojnë të gjithë qytetarët me të drejtë vote.
Kjo qendër e votimit është hapur në orën 07:00, ndërsa deri më tani vetëm dy qytetarë kanë votuar.
Zgjedhjet në komunën e Leposaviqit po mbahen në 5 qendra, raporton IndeksOnline.

Ndërsa, afro 3 mijë persona kanë të drejtë vote në pikën e vendosur në Jashanicë./IndeksOnline/