75 Mall Live Search
18:19 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / Gj Sh

Interesimi nga Manchester United, Inzaghi vendos për të ardhmen

Manchester United është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Ruben Amorim.

Ka pasur raportime se një nga synimet e ”Djajve të kuq” është ish-trajneri i Interit, Simone Inzaghi, shkruan IndeksOnline.

Por duket se tekniku italian ka refuzuar mundësinë të bashkohet me Manchester United.

Lajmet e fundit bëjnë me dije se Simone Inzaghi ka vendosur të qëndrojë te Al Hilal.

Italiani ka refuzuar zyrtarisht kontaktet nga klubi anglez dhe do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite, ku gëzon besimin e plotë të drejtuesve.

Nga ana tjetër, Manchester United vazhdon kërkimet për një trajner që do të udhëheqë projektin e ri sportiv, pas ndryshimeve të pritshme në pankinë./IndeksOnline/