75 Mall Live Search
09:41 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Interi afër transferimit të Eriksenit, për pak para

Gjigantët italianë të Serie A, Inter, shpresojnë të përfundojnë një marrëveshje për të nënshkruar mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen në afatin kalimtar të janarit, sipas CorSport.

Reprezentuesi i Danimarkës është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin me qendër në Londrën Veriore dhe ka refuzuar numrin e ofertave për zgjatje të kontratës

Ka pasur raporte për ekipet e interesuara për Eriksen nga klube të ndryshme në Evropë, duke përfshirë  gjigandëve spanjollë, Real Madrid, Paris Saint Germain (PSG), Manchester United dhe skuadrës italiane, Inter.

Sipas raportit të fundit, klubi me qendër në Milano është gjithnjë e më optimist në përfundimin e nënshkrimit të mesfushorit të gjithanshëm në afatin kalimtar të janarit.

Për këtë qëllim, besohet se Interi po shpreson që marrëveshja të përfundojë në rreth 20 milionë euro./Indeksonline/