15:56 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Interi afër transferimit të mbrojtësit grek

Inter janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e mbrojtësit të djathtë 18 vjeçar të Panathinaikos, Georgios Vagiannidis.

Sky Sport Italia raporton se talenti grek do të nënshkruajë një kontratë 4 vjeçare në “San Siro” dhe menjëherë do të stërvitet me skuadrën e parë.

Kjo do të bëhet për faktin që Conte do ta shikojë nga afër futbollistin sesi po zhvillohet dhe do ta vlerësojë nëse ka nevojë për më shumë kohë që të adaptohet tek Neroazzurët.

19 vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje me skuadrën U19 dhe një ndeshje me skuadrën e parë të Panathinaikos. /IndeksOnline/