Interi arrin marrëveshje me zëvendësin e Lukakut, është “plaku” i Romës

Interi ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Romës, Edin Dzeko për ta zëvendësuar Romelu Lukakun.
Sipas Dimarzios, zikaltërit i kanë ofruar një kontratë deri në vitin 2023 derisa Roma po nënshkruan me një sulmues të ri.
Dzeko do të jetë “ngushëllimi” për tifozët e Interit pas largimit të sulmuesit më të mirë që kishin vitet e fundit.
Kampionët e Serie A mund të humbasin edhe Lautaro Martinezin. /IndeksOnline/
