23:44 / E Premte, 18 Gusht 2023 / Gj. Sh

Interi bën ofertë zyrtare për Benjamin Pavard

Skuadra e Interit po vazhdon të mendoj të përforcohet për sezonin e ri.

“Zikaltërit” duan me çdo kusht transferimin e mbrojtësit të Bayern Munich, Benjamin Pavard, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave italiane, Inter sot ka bër një ofertë zyrtare prej 25 milionë euro në drejtim të klubit gjerman.

Bisedemit janë duke vazhduar pasi Bayern dëshirojnë 30 milionë euro mbrojtësin francez.

27-vjeçari sezonin e fundit luajti 40 ndeshje për Bayernin në të gjitha garat, ku shënoi edhe 6 gola./IndeksOnline/