75 Mall Live Search
00:21 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / Gj. Sh

Interi bën ofertë zyrtare për Lukakun, Chelsea e refuzon

Inter ka bërë ofertën e parë zyrtare ndaj Chelseat, për shërbimet e sulmusit belg, Romeu Lukaku.

Eksperti Fabrizio Romano, njofton se zikaltërit kanë ofruar 5 milionë euro për huazimin e Lukakut, transmeton indeksonline.

Klubi londinez e ka refuzuar këtë propozim, ndërsa klubi i Interit tash po pret për një çmimi për futbollistin.

Bisedimet mes dy klubeve pritet të vazhdojnë gjatë kësaj jave.

Ndërsa sulmusi belg i ka bërë të ditur trajnerit Tuchel dhe klubit të Chelseas se e dëshiron vetëm kalimin te Inter./Indeksonline/