75 Mall Live Search
15:35 / E Shtunë, 29 Janar 2022 / MSH

Interi bën zyrtare transferimin e Caicedos

Kampioni italian Inter ka kompletuar transferimin në formë huazimi të sulmuesit ekuadorian Felipe Caicedo nga skuadra e Genoas.

“Nerazzurët” e kanë konfirmuar përmes një komunikate zyrtare në faqen e klubit që Caicedo i bashkohet Interit në një marrëveshje huazimi prej gjashtë muajsh.

Ish-lojtari i Lazios Felipe Caicedo bëhet lojtari i parë në histori nga Ekuadori që nënshkruan me kampionin italian.