Interi dakordohet me shumën 45 milion euro për mesfushorin e Serie A
Inter janë afër arritjes së marrëveshjes për të nënshkruar me mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barella.
Barella, i cili ishte ishtë përfolur për një lëvizje në Chelsea në janar, ka vendosur të bashkohet me Interin këtë verë, transmeton Indeksonline.
Inter në drejtimin e trajnerit Antonio Conte duket se ka shumë synime e prandaj edhe janë në prag të nënshkrimit të Barellës.
Gjigantët e Serie A kanë rënë dakord me një tarifë prej 45 milion euro me Cagliarin për Italianin, dhe tani po punohet vetëm që të bëhet pagesa.
Barella pati 35 paraqitje për Cagliarin sezonin e kaluar dhe tashmë konsiderohet zgjedhja e parë për ekipin kombëtar italian./Indeksonline/.