10:27 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Interi dështon, në Dortmund, ja si kualifikohen zikaltrit në rundin e ardhshëm

Klubi nga Milano ra poshtë nga 0 me 2 në 3 me 2 mbrëmë në “Signal iduna park” ndaj Dortmundit. Por ka pak vend për shqetësim në kampin zikaltër, pasi fati i kualifikimit është në dorën e tyre.

Nëse i fiton dy ndeshjet e fundit të mbetura në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, mund të kualifikohet në rundin e ardhshëm. Zikaltrit do të përballen me Slavian e Pragës dhe Barcelonën në shtëpi.

Nëse do të dalin me pikë të barabarta me Dortmundin, atëherë do të shkojnë më tej, sepse kanë avantazhin e ndeshjes direkte për shkak të golavarazhit.

Por zikaltërve mund t’u mjaftojë edhe një barazim në Pragë dhe një fitore me Barcelonën nëse Borusia e Dortmundit do të fitojë në shtëpinë e Messit ndeshjen e ardhshme./indeksonline/