75 Mall Live Search
18:25 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / C E

Interi dhe Milani në garë për yllin e Real Madridit

Inter dhe Milan po e mbyllin në mënyrë pozitive sezonin.

Zikaltrit kanë mundësinë të përmirësojnë vendin e katërt të dy sezoneve të fundit, ndërsa kuqezinjtë mund të kualifikohen direkt në fazën me grupe të Europa League.

Të dy klubet duan të përmirësohen akoma më shumë sezonin e ardhshëm dhe po përgatisin goditjet e para në merkato.

Zikaltrit dhe kuqezinjtë kanë një objektiv të përbashkët që mban emrin e James Rodriguez. Ylli i Real Madrid nuk është i kënaqur me situatën e tij te Los Blancos dhe pritet të largohet këtë verë.

Milan duket në pole position, por edhe Inter është gati të hidhet në sulm, sipas El Chiringuito.