Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit
Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis Jones.
Diskutimet po zhvillohen për një huazim me opsion blerjeje, ndërsa negociatat janë ende në fazë aktive, shkruan IndeksOnline.
Ky operacion lidhet ngushtë me të ardhmen e Davide Frattesit, i cili pritet të largohet nga Interi. Nottingham Forest është në pritje të një përgjigjeje përfundimtare për mesfushorin italian, çka do të hapte rrugën për afrimin e Jones.
Interi dhe Liverpooli kanë qenë në kontakt edhe gjatë ditës së sotme, duke vazhduar diskutimet për formulën e marrëveshjes dhe kushtet financiare.
Situata mbetet e hapur dhe orët në vijim priten të jenë vendimtare për zhvillimet e këtij operacioni në merkato./IndeksOnline/

