75 Mall Live Search
20:19 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Interi e ka gati mbrojtësin e Bundesligës

Interi është në kërkim të një mbrojtësi krahu dhe mesa duket atë e ka gjetur në Gjermani.

Bëhet fjalë për Valentino Lazaro, i cili aktivizohet tek Hertha Berlin, dhe zhvilloi një sezon shumë të mirë me gjermanët.

Sipas asaj që shkruan “SkySport”, akordi është shumë afër, dhe Konte do të ketë lojtarin që kërkon për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Drejtuesit zikaltër mendohet të paguajnë në arkat e gjermanëve një shumë prej 20 milionë eurosh, dhe 4 milionë euro të tjera në formën e bonuseve.

Lojtari mund të përshtatet shumë mirë me skemën e teknikut italian 3-5-2, për shkak se ai mund të luajë edhe si mesfushor.

23-vjeçari pritet të jetë transferimi i parë i Interit, në këtë merkato, e cila nuk është hapur akoma.