75 Mall Live Search
18:05 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / Burim

Interi e largon dhëndrin e Gjakovës, shkon te skuadra e madhe franceze

Në ditën e fundit të merkatos, Benjamin Pavard ka vendosur të transferohet të Olympique Marseille nga Interi.

Eksperti i transferimeve, Fabrizo Romani raporton se Pavard është transferuar në formë huazimi deri në qershor 2026, raporton IndeksOnline.

Marrëveshja përfshinë 15 milionë euro me opsion blerje pa asnjë detyrim.

Dhëndri i Gjakovës ka rënë dakord për lëvizjen, dhe tani po punon për të marrë dokumentet e nënshkruara midis klubeve para përfundimit të afatit. /IndeksOnline/