75 Mall Live Search
20:34 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / C E

Interi e mbyll me fitore sezonin në Serie A

Interi e ka përmbyllur me fitore sezonin në Serie A.

Zikaltrit triumfuan minimalisht 0:1 në udhëtim ndaj Torinos në kuadër të javës së fundit në elitën e futbollt Italian.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë, shkruan Gazeta Express.

Ishte Marcelo Brozovic që realizoi në minutën e 37-të, pas asistimit nga Romelu Lukaku.

Me këtë fitore, Interi e mbyll sezonin me 72 pikë dhe përkohësisht gjendet në vendin e dytë, pozitë kjo që ia siguron Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Kurse, këtu nuk përfundon komplet sezoni 2022/23 për ekipin e Simone Inzaghit.

Kjo pasi që ata do ta luajnë edhe finale e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt më 10 qershor në Stamboll.