Interi e nis ditën me një transfer, sapo e zyrtarizoi

Interi nuk e ka në plan të ndalet me blerje. Skuadra e madhe italiane sapo e ka zyrtarizuar Raoul Bellanovan. Mbrojtësi i Cagliarit është huazuar me të drejt të blerjes së kartonit.
Interi do të paguaj 3 milionë euro për huazimin e tij, me të drejt të blerjes së kartonit për 7 milionë euro.
Mbrojtësi i krahut të djatht është vetëm 22 vjeçar, ndërsa ka treguar formë të lartë te Cagliari në edicionin që lamë pas./Indeksonline/
