Interi e ”shkel” Frosinonen

Interi i është rikthyer fitoreve në Serie A.
Kampioni i saposhpallur i Italisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të, shënoi fitore në udhëtim ndaj Frosinones, me rezultat 5-0, shkruan IndeksOnline.
Interi kishte epërsinë që nga minuta e 19-të, me golin e Frattesit, ku me rezultat 0-1 u mbyll pjesa e parë.
Arnautovic dyfishoi rezultatin në minutën e 60-të, derisa Buchanan shënoi golin e tretë në minutën e 77-të.
Tre minuta më vonë, Marttinez realizoi golin e katërt, e më pas Thuram vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e 84-të.
Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 92 pikëve, në anën tjetër Frosinone renditet në vendin e 16-të me 32 pikë./IndeksOnline/