75 Mall Live Search
22:56 / E Mërkurë, 03 Maj 2023 / Gj. Sh

Interi e ”shkel” Veronën, prek zonën Champions

Skuadra e Interit ka shënuar fitore bindëse ndaj Veronas në javën e 33-të të Serie A.

Zikaltërit fituan në udhëtim me rezultat të thellë 6-0, shkruan IndeksOnline.

Ishte një autogol nga gaich në minutën e 31-të që hapi serinë e golave në minutën e 31-të, derisa Calhanoglu dhe Dzeko shënuan dy gola të shpejtë në minutat 36′ dhe 37′. Me rezltuat 0-3 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Interi shënoi edhe tre gola të tjerë duke siguruar tre pikë tejet të vlefshme.

Lautaro Martinez me dy gola në minutat 55 dhe 90+2, dhe një tjetër nga Dzeko në të 61-tin minutë vulosen fitoren e Interit.

Me këtë fitore Interi merr vendin e katërt në tabelë me 60 pikë ndërsa Verona mbetet në pozitën e 18-të me 27 pikë./IndeksOnline/