75 Mall Live Search
13:26 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / G T

Interi ende pa e luajtur finalen, nis me blerje lojtarësh / Arrihet marrëveshja me yllin e Marseillet

Futbollisti brazilian, Luis Henrique, është afër marrëveshjes me Interin.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se 23-vjeçari tashmë është pajtuar me kushtet e ofruar nga skuadra italiane dhe së shpejti bëhet edhe zyrtarizimi, shkruan Indeksonline

Sulmuesi anësor pritet ta nënshkruajë kontratën pesëvjeçare dhe do jetë i gatshëm për Kupën e Botës për Klube.

Interi pritet t’i paguajë plotë 25 milionë euro për shërbimet e brazilianit.

Gjatë këtij sezoni në ligë, Henrique shënoi shtatë gola dhe bëri tetë asiste./Indeksonline./