Interi fiton me asistin e Asllanit, rikthehet në pozitën e parë në Serie A

Skuadra e Interit ka shënuar fitore të madhe në javën e 22-të në Serie A ndaj Fiorentinas me rezultatin minimal 0:1.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës, Lautaro Martinez, shkruan Indeksonline
Martinez shënoi gol me kokë pas asistit nga mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani.
Ekipi vendas në minutën e 76’të, e kishte një rast ideal për ta barazuar rezultatin, por nga pika e bardhë e penalltisë gaboi Gonzalez.
Me këtë fitore, Interi rikthehet në pozitën e parë me 54 pikë, një më shumë se Juventusi (53), plus një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/