17:01 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / C E

Interi fiton me përmbysje, merr tri pikë ndaj Torinos

Interi ka shënuar fitore të madhe në përballjen ndaj Torinos në kuadër të javës së tetë të Serie A.

Zikaltërit fituan me rezultat 4-2 edhe pse ishin duke humbur 2-0.

Dy golat për Torinon i shënuan Zaza në minutën e fundit të pjesës së parë derisa rezultatin e dyfishoi Ansaldi në minutën e 62-të nga penalltia.

Interi u rikthye dhe përmbysi rezultatin duke shënaur katër gola për gjysmë ore në fund të ndeshjes.

Fillimisht shënoi Sanchez në minutën e 64-të për tu hapur rrugë dy golave të Lukakut (64’dhe 84’) derisa golin e fundit e shënoi Martinez në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e pestë me 15 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/